PD- Ramës: Mos blloko procesin e numërimit

May 10, 2011 | 22:25

Partia Demokratike ka akuzuar opozitën  se po përpiqet të bllokojë procesin e numërimit të votave, saktësisht në KZAZ-në 52/

Në një prononcim për shtyp, zëdhënësja e PD-së , Albana Mustafaraj i bëri thirrje liderit të opozitës, Edi Rama që të heqë dorë nga bllokimi i procesit, dhe të mos ketë frikë të përballet me rezultatin.

“Partia Demokratike është e vendosur të sigurojë numërimin e çdo vote në mënyrë ligjore, për t’i dhënë zë votës së qytetarit”- tha zëdhënësja e PD.

© Panorama.al

Te lidhura