
TIRANE- Partia Demokratike, duke iu referuar deklarimeve të kreut të PS-së, Edi Rama në Asamblenë e Përgjithshme të PS-së, ftoi kryesocialistin që të mbajë anën e qytetarëve dhe të mos i bllokojë ata.
Zëdhënësja e PD-së, Albana Mustafaraj tha se sot Edi Rama foli për ulje të taksave, ndërsa si kryebashkiak nuk bëri asgjë, vetëm rriti taksat, duke shtuar se, ai foli për progres, ndërsa ka bërë ç’ka mundur për bllokimin e integrimit të vendit.
“Ai pretendon se ka ide të reja, por ishte po ajo retorikë e vjetër, e lodhur”- theksoi Mustafaraj.
Fatkeqësisht besueshmeria e Ramës nuk qëndron te çdo çështje së cilës ai i adresohet, tha zëdhënesja e PD-së, duke kërkuar nga Rama të japë shpjegime nëse, ekziston ndonjë kundërshtim thelbësor, apo po luan politika personale me progresin.
Sipas PD-së, pamja ishte e njëjtja, Rama shmangi shpjegimet që duhet tu japë shqiptarëve. Ai iu shmang çdo gjëje, shtoi ajo, nuk foli për atë që mund të bëjë opozita momentalisht për të ndihmuar vendin.
“Ai nuk përmendi se pse e kundërshton votimin e ligjeve me 3/5 apo 16 ligjet që kerkojnë shumicë të cilësuar. Qytetarët duan kërkojnë të dinë pse i kundërshton këto ligje”- tha ajo.
© Panorama.al











