PD: Rama po manipulon votat e Asamblesë së re

Nov 8, 2011 | 18:50

TIRANE- Procesi i numërimit të votave për Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste është një proces falsifikimi dhe manipulimi, e jo një proces numërimi. Kështu reagoi Partia Demokratike, e cila në deklaratën e saj thekson se janë mbushur 72 orë nga përfundimi i procesit të votimit, dhe ende nuk janë bërë të njohura rezultatet.

Sipas saj, rezultati nuk bëhet i njohur pasi po përpunohet në fabrikën e falsifikimit të Edi Ramës.

“Njeriu që disa kohë më parë bërtiste 3 herë në ditë, për zgjatjen e procesit të numërimit të 1 milion e 600 mijë votuesve shqiptarë për zgjedhjet e 8 majit, vijon të zgjasë me 72 orë, numërimin e votave të 1500 delegatëve të klonuar të kongresit të tij, dhe kjo vetëm e vetëm që të arrijë klonimin në funksion të karriges së tij, të Asamblesë së ardhshme të kësaj partie.”-  thuhet në deklaratën e PD-së, shpërndarë për mediat.

© Panorama.al

Te lidhura