
Drejtuesi politik i PD-së në Qarkun Tiranë, Belind Këlliçi, në mitingun përmbyllës të fushatës, është shprehur se “pas etëm 48 orësh Shqipëria do të jetë një vend më i mirë.”.
Ai ka ftuar qytetarët qe ne 11 Maj, te “grisin pasaporten e Edi Ramës” që sipas Kellicit prodhoi vetem rrënim.
“Meritokracia, transparenca e llogaridhënia do të rikthehen në limfën shtetare si përbërësit jetikë të shtetit ligjor dhe demokracisë. Kjo nuk është fitorja e një partie politike, por e Shqipërisë, jo asaj të parcelave me hashash, inceneratorëve fantazmë, krimit në pushtet, emigracionit masiv, skemave 5D apo 5B. Kjo nuk është vetëm një zgjedhje. Është një çlirim. Është një kthesë. Është dita jonë. Është dita e Shqipërisë Madhështore, mbi pasaportën e rrënimit që prodhoi Edi Rama këto 12 vite”, tha Kelliçi.
Këlliçi shtoi se PD është partia e vetme që të pamundurën e bën realitet, ndërsa theksoi se 11 maji “nuk është vetëm betejë politike, por lufta e duhur për dinjitetin tonë, për demokracinë, për Shqipërinë tonë.”
“Edi Rama nga paniku se ky bulevard do të mbushej, ka bllokuar rrugët që në orët e para të mëngjesit. Pro, demokratët e gjetën rrugën për tu mbledhur bashkë, për të ardhur në këtë bulevard dhe për ta bërë më të bukur se kurrë. Fitorja është e jona.
Prezenca juaj madhështore është dëshmi e forcës tonë dhe provë e besimit tuaj. Pas vetëm 48 orësh Shqipëria do të jetë një vend më i mirë dhe kjo të dashur miq është vepra juaj, ju do ta bëni të tillë. Ju qytetarët e lirë që rezistuat.
Ne PD jemi partia që të pamundurën e bëjmë realitet. Kjo nuk është vetëm betejë politike, por lufta e duhur për dinjitetin tonë, për demokracinë, për Shqipërinë tonë. Për të ardhmen që vendosim ne”, tha Këlliçi.
© Panorama.al











