Elbasan, përplasen 3 makina, katër të plagosur

Nov 21, 2011 | 21:42

ELBASAN- Tri makina janë përfshirë në një aksident në qytetin e Elbasanit, në afërsi të stacionit të trenit.

Një makinë e patrullës së policisë mësohet se është përplasur me 2 automjete të tjera. Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur 3 efektivë policise dhe njëri prej drejtuesve te automejteve te perfshira ne aksident.

Policët e plagosur janë dërguar menjëherë në spitalin rajonal të qytetit të Elbasanit, ku mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën. Po ashtu edhe drejtuesi i mjetit, S.Hoxha me targa te Shkodrës SH 7130 E, i cili eshte ne gjendje me te renduar per jeten.

Efektivet e policisë janë identifikuar si, Dedin Stërkaj, 35 vjeç, Bashkim Blloku, 48 vjeç dhe Qani Ago, 43 vjeç.

Policia po heton për shkaqet që kanë çuar ne kete aksident.

© Panorama.al

Te lidhura