Milani ka marrë një barazim të vuajtur në fushën e Barcelonës, pas dy golash të shënuar njëri në sekondën e 30-të të minutës së parë dhe tjetrin në sekondën e 22-të të minutës së dytë shtesë.Një Milan tejet i pafuqishëm kundrejt një Barcelone magjike duhet thënë, por që shpërdoron pa kufi. Skuadra e Alegrit tregoi realisht limitet e futbollit italian (Kampionët e Italisë) përkundrejt atij spanjoll (Kampionët e Spanjës), por “axurrët” kishin me vete edhe fatin, i cili ndihmoi ekipin që luajti për gati 85 minuta në mbrojtje totale dhe ndëshkoi skuadrën që dhuroi jo vetëm spektakël, por edhe një lojë tejet frymëzuese. 16 gjuajtje të Barcelonës në drejtim të portës përkundrejt vetëm 5 të Milanit, 11 goditje nga këndi të spanjollëve ndaj vetëm dy të italianëve dhe natyrisht 69 për qind e topit te blaugranat dhe vetëm 31 për qind te kuqezinjtë. Shifra të frikshme, që faktikisht nuk reflektojnë në rezultat.
Që në minutën e parë, Pato merr një top në mesfushë dhe vërshon drejt portës, duke shënuar golin e parë. Për një moment u mendua se do përjetohej një tjetër sfidë në “Kamp Nou”, por Barcelona nisi menjëherë ritualin e vet duke sulmuar vazhdimisht portën e Abiatit, e cila u kthye në tabelë qitjeje. Pas shumë përpjekjesh erdhi goli i Pedros, i cili do pasohej nga perla e David Vilës në fraksionin e dytë të lojës. Pas avantazhit, vendësit e qetësuan disi ndeshjen gati duke “u tallur” me kundërshtarin që vazhdonte ta priste në mesfushën e vet, pasi ishte tejet i pafuqishëm për të organizuar sulme. Por në minutën e fundit, pas një goditjeje këndi, Tiago Silva goditi me kokë duke barazuar. Një pikë në Spanjë flet shumë për Milanin, por loja që shpalosën kuqezinjtë të bën të besosh pak se kjo skuadër mund të shkojë larg në Champions.
Barcelona-Milan 2-2
Shënues: Pedro 36’, D.Vila 50’/ Pato 1’, Tiago Silva 90’
Kartonë të verdhë: D.Alves, D.Vila/ Van Bomel, Nesta
Barcelona: Valdes, D.Alves, Maskerano, Buskets, Abidal, Keita (Pujol 67’), Ksavi, Iniesta (Fabregas 39’), Mesi, Pedro, D.Vila (Afelaj 84’). Trajner: Pep Guardiola
Milan: Abiati, Abate, Nesta, Tiago Silva, Zambrota, Van Bomel (Akuilani 78’), Noçerino, Sedorf, Boateng (Ambrozini 33’), Pato, Kasano (Emanuelson 62’). Trajner: M.Alegri
Champions League
Grupi A
Mançester Siti-Napoli
Vilareal-Bajern
Grupi B
Inter-Trabzonspor
Lilë-CSKA Moskë
Grupi C
Bazel-Otelul Galati
Benfika-Mançester
Grupi D
Ajaks-Ol.Lion
Din.Zagreb-Real Madrid
Grupi E
Çelsi-Leverkusen 2-0
D.Luiz 67’, Mata 90’
Genk-Valencia 0-0
Grupi F
Dortmund-Arsenal 1-1
Perisiç 88’/ Van Persi 41’
Olimpiakos-Marsejë 0-1
L.Gonzales 51’
Grupi G
APOEL-Zenit 2-1
Manduka 73’, Almeida 75’/ Zirianov 63’
Porto-Shaktar Donetsk 2-1
Hulk 28’, Kleber 51’/ Luiz Adriano 12’
Grupi H
Barcelona-Milan 2-2
Pedro 36’, D.Vila 50’/ Pato 1’, T.Silva 92’
Viktoria Plzen-BATE 1-1
Bakos 45’/ Bresan 69’
LEONARD KARAJ
© Panorama.al











