Pastrim parash dhe drogë, kapet në Morinë kosovari i dënuar në Holandë! Po hynte në Shqipëri, ja sa burg do vuajë

Mar 19, 2026 | 11:12

Një 34-vjeçar kosovar i shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe i dënuar, është arrestuar teksa përpiqej të hynte në territorin e Shqipërisë.

morine-752x440

Prangosja u bë në pikën kufitare të Morinës në Kukës ditën e sotme (19 mars). Rezulton se F.A., banues në Kosovë, është i dënuar në Holandë për drogë dhe pastrim parash me 1 vit e 6 muaj burgim, që duhet ta vuajë.

“Nga verifikimet e kryera dhe nga informacioni i shkëmbyer me Interpol Tiranën, rezultoi se ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet holandeze, pasi Gjykata e Limburgut, Holandë, e ka dënuar me 1 vit e 6 muaj burgim, për veprat penale “Pastrimi i parave” dhe “Posedimi i lëndëve narkotike të forta”, thuhet në njoftimin zyrtar. 

Për arrestimin u njoftua edhe Interpol Tirana, me qëllim marrjen e kontaktit me autoritetet holandeze dhe nisjen e procedurave të ekstradimit.

Njoftimi i Policisë Kufitare Kukës:

Si rezultat i kontrolleve dhe i verifikimeve në hyrje/dalje, me objektiva goditjen e paligjshmërive në kufi, si dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim, të cilët tentojnë të lëvizin ilegalisht për t’iu shmangur përgjegjësisë penale, shërbimet e Policisë Kufitare të Morinës, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Kukës, kapën në hyrje të RSh-së dhe arrestuan me qëllim ekstradimin, shtetasin kosovar:

-F. A., 34 vjeç, banues në Kosovë.

Nga verifikimet e kryera dhe nga informacioni i shkëmbyer me Interpol Tiranën, rezultoi se ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet holandeze, pasi Gjykata e Limburgut, Holandë, e ka dënuar me 1 vit e 6 muaj burgim, për veprat penale “Pastrimi i parave” dhe “Posedimi i lëndëve narkotike të forta”. 

Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët në Holandë, vijon procedurat për ekstradimin e 34-vjeçarit”.

© Panorama.al

Te lidhura