Ditën e djeshme u mësua se Luana Vjollca do të vazhdojë të jetë pjesë e ekranit të “Top Channel” edhe për këtë sezon. Burime për “Gazetën Panorama” thanë se moderatorja ka negociuar me drejtuesit e televizionit dhe po punon për një projekt të ri të sajin.

Gjithashtu burimet bënë me dije se Vjollca ka nisur punën me ekipin e saj për studion e re të emisionit. Spektakli që ajo do të drejtojë do të transmetohet sërish gjatë të shtunave.
Ditën e djeshme, moderatorja ndau me ndjekësit në llogarinë e saj në Instagram disa foto, në të cilat shfaqej e veshur me një kanotiere ngjyrë portokalli dhe me një palë xhinse të shkurtra, ngjyrë blu. Flokët i kishte kapur bisht dhe kishte bërë grim profesional në fytyrë.

Krahas imazhit, mbishkrimi që ajo zgjodhi duket si një mesazh i koduar për emisionin e ri që do të drejtojë. Ajo shkroi: “Pa hë, çfarë ka të re?”.

Komentet e ndjekësve e kanë vënë theksin tek ngjyra portokalli, duke ngritur dyshimet Luana se mund të jetë prezantuesja e “Portokalli”.

Por nga ana tjetër, gjatë një bisede virtuale me ndjekësit në Instastory, Fjoralba Ponari, e cila ishte prezantuesja e programit të humorit sezonin e kaluar, zbuloi se do të vazhdojë të jetë në “Portokalli” edhe sezonin e ardhshëm. Prandaj nuk dihet ende se çfarë projekti të ri do të sjellë Vjollca.

Ndërkohë, pak ditë më parë miqtë e moderators zbuluan se në jetën e saj ka “hyrë” një krizë që i ka shkaktuar tensione në jetën private me Krenar Çoçajn.
“Panorama” shkruante pak ditë më parë se kanë qenë miqtë e saj të afërt që kanë dëshmuar për një krizë të re mes çiftit, pikërisht në prag të ceremonisë së dasmës që kishin planifikuar këtë vjeshtë.

Ndërkohë, dyshimeve që lindën nga këto rrëfime konfidenciale i shtohen edhe disa fakte, që tregojnë se Luana dhe Krenari që prej kohësh bashkëjetojnë në Tiranë, tashmë nuk komunikojnë me njëri-tjetrin.
Në një kërkim të bërë në rrjetet e tyre sociale, shihet qartë se dyshja nuk po e ndjekin më njëri-tjetrin në “Instagram”, i vetmi rrjet social ku nuk postonin foto, por shkëmbenin mesazhe dashurie.

Nuk dihet se ç’do të ndodhë me përgatitjet për dasmën, duke qenë se ata kishin bërë prenotimet për ceremoninë VIP, që do organizonin buzë detit, në Gjirin e Lalzit. Luana ndërkohë do të rikthehet me emision të ri të muajin shtator, por që deri tani nuk ka zbuluar detaje.












