Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka përcjellë një mesazh urimi për besimtarët me rastin e festës së Pashkës, duke theksuar vlerat shpirtërore dhe simbolikën e kësaj dite të shenjtë.
Në mesazhin e tij, Presidenti Begaj u shpreh se Pashka përfaqëson besimin se e mira triumfon mbi të keqen, drejtësia mbi padrejtësinë, ndërsa dashuria dhe drita mbizotërojnë mbi forcën dhe errësirën.
Ai theksoi se kjo festë është një dëshmi e fuqisë së jetës dhe një burim i pashtershëm shprese për njerëzimin.
“Pashka është besimi se jeta është forca që na udhëheq dhe na jep kurajë për të përballuar sfidat,” thuhet në mesazh.
Mesazhi i Presidentit












