Pas humbjes së të atit, Diellza shfaqet në publik me të dashurin Edis Kuraja

May 28, 2011 | 12:42

Tashmë për Diellzën nuk ka më rëndësi të fshehë jetën e saj private si dikur. Ajo del publikisht me të dashurin e saj, basketbollistin e famshëm kosovar, 29-vjeçarin Edis Kuraja, me të cilin është në lidhje që nga viti 2008. Dalja e fundit në publik me Edisin është bërë pikërisht në “VideoFest”, pak kohë pas humbjes së babait të saj nga një sëmundje e rëndë. E ndërsa Diellza ngurron të flasë hapur mbi dashurinë e saj, në këtë drejtim nuk përmbahet dot Edisi, i cili shprehet: “Të flasësh për dashurinë, është vërtet kënaqësi, megjithëse emocionet e para kanë ndodhur prej shumë kohësh. Secili prej nesh ka përjetuar ndjenjën e dashurisë së parë e të puthjes së parë dhe mendoj se secili e ka të njohur atë emocion shumë të veçantë. Por më duhet të pranoj se kjo ka ndodhur në një periudhë të hershme, por është një eksperiencë interesante që çdo njeri e përjeton”, – thekson Kuraja, duke shtuar se: “Nuk do të thosha që bëhem nostalgjik në lidhje me këtë, më shumë jam ndier nostalgjik kur kam qenë në Suedi me angazhime profesionale. Më mungonte vendi im dhe njerëzit që dua”- tregon ai. E, sa i përket njohjes me Diellzën, ai shprehet: “Ka vite që jam njohur me Diellzën. Takimi me të ka ndodhur spontanisht dhe isha unë ai që bëra hapin e parë dhe iu afrova asaj”. Asnjëri deri më tani nuk ka bërë ndonjë deklaratë se kur mund t’i shohim para altarit si të martuar.

© Panorama.al

Te lidhura