Pas dasmës Kate Middleton i kthehet normalitetit

May 6, 2011 | 13:28

Vetëm një javë pasi dasma e saj u ndoq nga miliona njerëz në të gjithë botën, Dukesha e Kembrixh, Kate Middleton ashtu si bashkëshorti i saj Princi William, i është kthyer normalitetit.

E veshur në një mënyrë shumë të thjeshtë është parë duke bërë pazar si një shtëpiake e vërtetë në rrjetin e supermarketeve Waitrose.

Sipas punonjësve të supermarketit, Kate dukej mjaft e relaksuar, ndërsa mbushi çantat plot, dhe u nis në shtëpi më një Audi A3.

Kate dhe William kanë paralajmëruar që gjatë verës do të ndërmarrin udhëtimin e tyre të parë si çift, në SHBA, në Hollywood, vizitë e cila pritet të shtojë popullaritetin e tyre në SHBA dhe në mbarë botën.

© Panorama.al

Te lidhura