Presidenti amerikan, Donald Trump, gjatë një konference për shtyp të mbajtur në Mar-a-Lago, e ka cilësuar misionin që çoi në arrestimin e Nicolas Maduro si një operacion të shkëlqyer, të orientuar drejt çlirimit të popullit venezuelian.
Ai theksoi se ky ndërhyrje ushtarake ka qenë një nga më mbresëlënëset dhe më të rëndësishmet që Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë ndonjëherë.
Kreu i Shtëpisë së Bardhë ka legjitimuar gjithashtu arsyet e arrestimit të presidentit venezuelian, si dhe mënyrën e zhvillimit të operacionit, duke shtuar se tashmë Shtetet e Bashkuara marrin përsipër përgjegjësinë për të qeverisur Venezuelën për aq kohë sa do të jetë e nevojshme, me qëllim arritjen e një tranzicioni që Trump e ka cilësuar si “të drejtë dhe të ndershëm”.
© Panorama.al












