“Partitë i kanë hedhur sytë mirë te vota e emigrantëve”- Ish-kreu i KQZ: Mazhoranca do të plotësojë boshllëkun e votave që ka humbur gjatë këtij mandati, PD duhet të…

Jan 10, 2025 | 21:30
SHPËRNDAJE

Ish-kreu i KQZ-së Kristaq Kume i ftuar në emisionin Log. në News24, është shprehur se partitë politike i kanë hedhur sytë mirë tye vota e emigrantëve, ndërsa thekson se nuk e di se çfarë ndikimi do të ketë ajo në rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.

kristaq kume

Kume tha se vota e disporës nuk u mundësua në 2021 sepse mazhoranca nuk donte, ndërsa tani, sipas tij, partia në pushtet e bëri të mundur sepse do të rifitojë votat që ka humbur gjatë mandatit të tretë.

Për Partinë Demokratike, Kume tha se nuk duhet ta marrë të mirëqenë votën e emigrantëve, me idenë që ata do të votojnë PD sepse kanë ikur nga vendi nga keqqeverisja e Ramës.

“Nuk e gjej dot sesi do të ndikojë vota e emigrantëve. Por ta them me bindje të plotë se i kanë hedhur sytë mirë te votat e shtetasve emigrantëve, veçanërisht PS, duke vlerësuar në vlerësimin e saj elektoral, faktin që atë çfarë ka humbur dhe i ka rrjedhur gjatë qeverisjes, ta rikuperojë me votat që ka humbur brenda.

Pse u bë tani? Në 2021 nuk u bë sepse mazhoranca nuk donte, ndërsa tani e bën sepse do të plotësojë boshllëkun e votës që i ka rrjedhur gjatë qeverisjes së mandatit. Një pjesë e madhe janë votat e tyre që herë votojnë njërën palë, herë tjetrën.

 Nëse PD mendon kështu, se e kanë të sigurt se do të marrin votat, s’kanë për të marrë asgjë. Por do t’i përgjigjen me aksion politik”, tha Kume.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura