Kreu i PD-së Sali Berisha zhvilloi foltoren e radhës me demokratët e njësisë numër 2 në Tiranë. Berisha ripërsëriti se Rama ka kthyer zgjedhjet në farsë, përmes karteleve të drogës.
Kryedemokrati nënvizon se PS është parti e krimit dhe mbijeton vetëm me krimin.
Berisha: Nuk mund të ketë emër tjetër partia në pushtet, vetëm partia e krimit. Ka mbijetuar me krim. Vjedh shqiptarët dhe po shkatërron kombin shqiptar.
Edi Rama realizon këtë nëpërmjet shndërrimit të zgjedhjeve në farsë, me propagandë e tij se farsat janë zgjedhje. Sot forca jonë politike ndodhet në një moment të vështirë por përcaktues për fatin e Shqipërisë dhe shqiptarëve.
Të gjithë altoparlantët e mediave, 42 mercenarë të fjalës së lirë shpërndahen çdo natë se Edi Rama fiton zgjedhjet se opozita humbet zgjedhjet për të mbrojtur një mashtrim të pakufijshëm. Por kësaj here nuk i eci. Jo. Ai u soll si bandit. Donte me çdo kusht të ndryshonte raportin e ndërkombëtarëve.
© Panorama.al












