TIRANE- Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar me shumicë votash kërkesën e Bashkisë së Tiranës, e cila i ishte drejtuar gjykatës rreth 6 muaj më parë për zgjidhjen e mosmarrëveshjes së kompetencës ndërmjet pushtetit qendror (Kuvendi i Shqipërisë) dhe pushtetit vendor (Bashkia e Tiranës), për ndërtimin e Kompleksit të ri Parlamentar si i papajtueshëm me Kushtetutën. Bashkia e Tiranës e përfaqësuar nga Natasha Kondi, Migena Vishka dhe Majlinda Dhuka kërkonte shfuqizimin i vendimit nr.66.
“Gjykata arrin në konkluzionin se vendimi nr. 66, datë 21.10.2010, “Për ndërtimin e Kompleksit të ri Parlamentar”, nuk ka shkaktuar konflikt kompetencash midis subjektit kërkues, Bashkia e Tiranës dhe Kuvendit të Shqipërisë”- thuhet në vendimin e zbardhur një ditë më parë nga Gjykata Kushtetuese
Kushtetuesja ka arritur në konkluzionin se Kuvendi i Shqipërisë, me vendimin nr. 66, nuk ka ndërhyrë në kompetencat e Bashkisë së Tiranës, dhe pretendimet e subjektit kërkues për cenim të nenit 7 dhe 13 të Kushtetutës, janë haptazi të bazuara.
Kërkesa ishte depozituar ne kohen kur Bashkia e Tiranes drejtohej nga kreu i Partisë Socisliste, Edi Rama.
© Panorama.al











