Parlamenti grek miratoi ndërtimin e xhamisë në Athinë

Sep 9, 2011 | 11:14

Parlamenti grek e miratoi të enjten projektligjin për ndërtimin e xhamisë së parë në Athinë, pas kërkesës shumëvjeçare (që nga viti 1983) nga banorët myslimanë. Deri tani, Greqia ishte vendi i vetëm në Europë, që nuk kishte një xhami dhe myslimanët që jetojnë në këtë vend i kanë kryer lutjet e tyre nëpër shtëpi, qendra kulturore, magazina apo sheshe. Në Greqi jetojnë rreth një milion myslimanë, kryesisht të ardhur nga shtetet arabe, nga Afrika dhe India. Xhami është llogaritur të kushtojë rreth 15 milionë euro dhe do të financohet nga shteti grek.

© Panorama.al

Te lidhura