TIRANE- Rreth 1000 metra katrorë hapësirë e gjelbër i janë bashkangjitur Parkut Rinia, nga një aksion i Bashkisë së Tiranës, për të kthyer zona të betonizuara në hapësira për qytetërat.
Ish parkingu i kompleksit “Tajvan” në Parkun Rinia është kthyer sot në një hapësirë të gjelbër falë ndërhyrjes së Bashkisë prej disa ditesh.
Në këtë hapësirë janë mbjellur 54 rrënjë drurë dhe shkurre të tetë llojeve të ndryshme.
Bashkia ka sensibilizuar të gjithë ata të cilët kanë zënë hapësirat publike duke i betonizuar ato, për qëllime të tyre, t’i lirojnë, pasi do të kthehën sërish në hapësira të gjelbërta për qytetarët e Tiranës.
Sipas bashkisë, ky është një nga prioritetet e saj.
© Panorama.al











