Paralajmëron Ambasada e SHBA në Tiranë: Sigurimi i dokumenteve përmes martesave është krim federal! Zgjidhni një proces të ligjshëm emigracioni

Dec 21, 2025 | 10:52

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, i ka bërë thirrje qytetarëve lidhur me përpjekjet për sigurimin e dokumenteve të emigracionit përmes martesave.

ambasada amerikane-US embassy

Në njoftimin e saj, Ambasada thekson se mashtrimi përmes martesës është një krim federal në Shtetet e Bashkuara dhe ndëshkohet me pasoja serioze ligjore.

“Mashtrimi për martesë është një krim federal në Shtetet e Bashkuara dhe mund të çojë në dënime serioze,” thekson Ambasada.

Ambasada u bën thirrje qytetarëve që të ndjekin gjithmonë rrugët ligjore të emigracionit për të hyrë në Shtetet e Bashkuara.

“Gjithmonë zgjidhni një proces të ligjshëm emigracioni për të hyrë në vend dhe për të siguruar dokumentacionin e duhur.” përfundon mesazhi i Ambasadës.

© Panorama.al

Te lidhura