“Paqja fiskale”- Braçe: Kjo që po bëjmë është një favor, unë dua të di kujt po ja bëni këtë! Duhet transparencë, publikoni listën e të gjithë përfituesve

Dec 3, 2025 | 12:15

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe thotë se duhet të bëhet publike lista e të gjithë bizneseve që përfitojnë nga “paqja fiskale”.

barce

Në Komisionin e Ekonomisë, socialisti u shpreh se duhet të bëhet transparencë. Teksa iu referua ministrit të Financave, Braçe u shpreh se “90% e atyre që përfshihen dhe që do ju shuhet detyrimi, janë kompani që nuk ekzistojnë më”.

Për Braçen kjo që po bëhet eshte nje favor dhe si i tillë duhet të dihet kujt po i behet ky favor.

Braçe: Kjo që po bëjmë ne këtu është favor. Është përtej veprimtarisë fiskale normale në përputhje me ligjin, Kur bëj një favor unë dua ta di kujt ja bëj këtë favor. Ligji ka sjellë principin, kemi thënë, këtij këtij këtij, pa emra. Ajo që kërkon Bozdo, pasi ka ndodhur ky proces, pasi është dhënë ky favor unë dua librin e të gjithë përfituesve. Që tju sjell në vëmendje edhe një element të rëndësishëm. Kur e pyetëm ministrin e Financave për këtë gjë, na tha që 90% e atyre që përfshihen dhe që do ju shuhet detyrimi, janë kompani që nuk ekzistojnë më. Cfarë problemi kemi ne në këtë rast?! Ky është një element transparence që për nevoja të parimësisë të këtij ligji duhet të jetë në ligj mese sbën.

 

© Panorama.al

Te lidhura