28 Gusht, 2023

VIDEO/ I vendosin në koncert këngën me Dafinën, Ledri Vula bën reagimin e menjëhershëm


Duket se ‘drama’ e Ledrit, Dafinës dhe Sara Hoxhës po vazhdon ende. Shkak është bërë veprimi i fundit i reperit në një ngak koncertet e tij të fundit e cila ka ngjallur reagime të shumta në rrjet.

Teksa po performonte në skenë, Dj i vendosi artistit këngën ‘Tonight’ e cila është një bashkëpunim i realizuar me Dafinën vite më parë. E i menjëhershëm ishte dhe reagimi i Ledrit sapo kuptoi se për cilën këngë bëhet fjalë duke u kthyer nga Dj ku i kërkoi ta ndryshonte këngën.

@alta_brandstore Ledri kur vendoset kenga me Dafinen ne koncert ? #ledrivula #ledri #dafinazeqiri #dafina #showbizishqiptar ♬ original sound – Alta brandstore

Kujtojmë se e gjithë përplasja mes Ledrit dhe Dafinës nisi prej vargjeve “t’i kam dhon krejt, ama sot m’ke lon (prapë) vetëm”, të cilat janë në njëjta në këngën e Dafinës “Si Mua” dhe Ledrit “E keni dit”, të cilat në rrjet u morën si dedikime për njëri-tjetrin.

Lexo edhe:

“Njeriu nuk mund t’i japë fund marrëdhënies kur nuk…”- U duk sikur e ‘thumboi’, me gishtin e mesit lart Dafina i jep përgjigjen epike Sara Hoxhës

“Thumbuan” njëra-tjetrën në Instagram! Ledri Vula mbron partneren, këngëtari bën veprimin e papritur ndaj Dafina Zeqirit

© Panoramaplus.al