Arbër Çepani ka zgjedhur mikeshën e tij, Lei Krajën për të ardhur në premierën e filmit “Policë për Jetë”.
Dy kolegët kanë treguar se mes tyre ka edhe një miqësi të mirë. Ose ndoshta edhe diçka më shumë. Kujtojmë se pak kohë më parë, vetë moderatorja u shpreh se donte të bënte një fëmijë me Arbrin.
“Unë e kam menduar këtë dhe them që po të mos kem bërë fëmijë deri në moshën 35-vjeçare do t’i them Arbër Çepanit që hajde të bëjmë një fëmijë me kontratë. Duke qenë se i kam thënë disa herë që hajde bëhu babai i fëmijës tim”, – u shpreh moderatorja.
E pas këtyre deklaratave, tashmë dyshja shihet së bashku në evente. Ndoshta deklaratat nuk kanë qenë edhe aq me shaka.
MARK FRROKU GJEN SHOKË TË RINJ
Mark Frroku nuk mundon në asnjë event të Tiranës. Nuk ka rëndësi nëse është një film i ri, një event parfumesh apo lulesh, ish-deputeti është gjithnjë aty në krah të bashkëshortes së tij Rudina Dembacajt.
E tashmë që e ka mbyllur me politikën, Marku shijon kohën në shoqërinë e miqve të tij të rinj. Mbrëmjen e ka kaluar nën shoqërinë e të njohurve të tij, duke ndaluar disi më gjatë me G Banin.
Nuk e dimë nëse mes të dyve ka ndonjë njohje të mëparshme, por ajo që dimë me siguri është fakti se dy djemtë e kanë shijuar këtë takim mes tyre. Ashtu si jemi të sigurt që tashmë Mark Frroku ndjehet më komod në showbizz, sesa në politikë.
© Panoramaplus.al








