Pas humbjes 2-1 ndaj Polonisë, Foto Strakosha, një nga emrat që ka mbrojtur me shpirt portën kuqezi, u pa i ulur me gruan e tij në stolat e stadiumit të boshatisur, i heshtur, zemërthyer si të gjithë ne.
Një moment që peshon më shumë se çdo fjalë. Sepse kjo nuk ishte thjesht një ndeshje, ishte rendja drejt ëndrrës së madhe. Një shans i artë për të shkuar në finalen e “play off”-it dhe ndoshta për të prekur për herë të parë në histori Botërorin.
Atë ditë në portën e kombëtares është djali i tij, Thomas. Një tjetër Strakosha që lufton për të njëjtën fanellë, për të njëjtin flamur. Një brez që vazhdon ëndrrën…, edhe kur ajo duket se shuhet.
Por teksa të gjithë kanë vënë re dëshpërimin e ish-portierit të Kombëtares, një tjetër emër na ka tërhequr vëmendjen. E bëhe fjalë për Marian, nusen e familjes Strakosha. Partnerja greke e Thomas, duket se ishte në tribunë bashkë me familjen e të dashurit të saj.
E veshur thjesht, por me veshje firmato, Maria ishte ulur në krah të vjehrrës, për të mbështetur partnerin e saj në këtë sfidë kaq të rëndësishme. Ishte vera e vitit që lamë pas, kur Thomas postoi foto në një jaht në shoqërinë e brunes. E që atëherë çifti është bërë i pandashëm.
Tashmë lidhja e tyre duket se është formalizuar edhe më tej, ku Maria është zhvendosur tek Thomas, duke nisur kështu bashkëjetesën. Në rrjetet sociale, shpesh herë ai publikon foto me të, duke e etiketuar me fjalët më të ëmbla. Duket se ky çift e ka konsoliduar tashmë lidhjen deri sa të marrin hapin e radhës. Sinjalet e para për rëndësinë që kjo lidhje kishte u dhanë që në verë.
Në rrjetet sociale vetë portieri ka publikuar disa foto, ku shfaqej duke pushuar me familjen e tij. Në imazhet shihet babai i tij, portieri legjendar, Foto Strakosha, së bashku me bashkëshorten dhe djalin tjetër që çifti ka. Por në këto ditë pushimi familjare, nuk mungonte as partnerja e re e Thomas Mesa duket, ai dhe Maria, e cila nuk është e famshme e kanë konsoliduar tashmë këtë marrëdhënie, sa për të kaluar pushimet me familjen e sportistit shqiptar.
Familja Strakosha ka zgjedhur që pushimet ti vijojnë edhe me miqtë, ku herë për një darkë, e herë mbi një jaht, në asnjë shkrepje partnerja greke e Thomas nuk mungon. Ndonëse vetëm pak muaj të lidhur, duket se historia e tyre e dashurisë është serioze, dhe tashmë çifti ka një lidhje jo vetëm publike, por edhe familjare.
Strakosha, ka preferuar të qëndrojë larg zhurmës mediatike dhe të përqendrohet te pushimet dhe koha me miqtë e tij të afërt, por edhe me familjen. Kujtojmë se kjo nuk është partnerja e parë që ai çon në shtëpi. Edhe para më shumë sesa 1 viti, ai kishte një lidhje me modelen Esther Adjoa Asiedu./ Panorama Plus
© Panoramaplus.al

