26 Gusht, 2023

“Thumbuan” njëra-tjetrën në Instagram! Ledri Vula mbron partneren, këngëtari bën veprimin e papritur ndaj Dafina Zeqirit


‘Drama’ mes këngëtares së njohur Dafina Zeqiri dhe partneres së ish të dashurit të saj, Ledri Vula, Sara Hoxha ka bërë që vajzat të jenë në qendër të vëmendjes së mediave rozë.

Dyshja ia nuk ndiqen me njëra-tjetrën në Instagram, ndërsa së fundmi ato kanë ‘thumbuar’ njëra-tjetrën përmes disa postimeve në rrjetet sociale.

“Njeriu nuk mund t’i japë fund marrëdhënies kur nuk ka një marrëdhënie në radhë të parë.”- ka shkruar blogerja.

Ndërsa në një tjetër postim Sara vazhdoi duke shkruar më tej: “Të ngrënit e ëmbëlsirave e bën jetën më të ëmbël. Njerëzit duhet të hanë më shumë ëmbëlsira”.

Menjëherë pas ‘kunjave’ të blogeres ka reaguar edhe Dafina përmes një postimi në InstaStory.

Më e ëmbël se sheqeri”, ka shkruar ajo krahas fotos ku duket qartë këngëtarja që i ka drejtuar gishtin e mesit.

Nuk ka mjaftuar kjo pasi rreth debatit të tyre, ditën e sotme ka reaguar edhe vetë Ledri duke i bërë “unfollow” në Instagram Dafinës.

Kujtojmë që një ditë më parë përmes një postimi në rrjetet sociale Dafina shkruan se i ka dhënë fund marrëdhënieve që kanë qenë për të marrë vëmendjen prej saj, referuar kjo pse ajo nuk ndjek më në ‘Instagram’, reperin Ledri Vulën dhe partneren e tij, Sara Hoxhën.

Ndër të tjera, artistja është shprehur se gjithmonë do të mbrojë lumturinë e saj dhe nuk do lejojë askënd që ta përdorë për të përfituar vëmendje.

Gjithmonë mbro lumturinë tënde dhe mos lejo askënd të të përdorë për të përfituar! ‘Njerëz’  dhe ca pseudo-gazeta do të përdorin gjithmonë informacione kundër meje që t’ju bëjnë të besoni gjërat idiote dhe fëminore që shkruajnë (në favor të personit tjetër) për shikime dhe para! Kam vendos të mos ndjek dhe t’i jap fund ‘marrëdhënieve’ me njerëz që unë, Dafina nuk i ‘respektoj’ më ndërsa ata kanë bërë të kundërtën për të marrë vëmendje. Pikë!”, ka shkruar Dafina.

dafina

© Panoramaplus.al