26 Gusht, 2023

“Njeriu nuk mund t’i japë fund marrëdhënies kur nuk…”- U duk sikur e ‘thumboi’, me gishtin e mesit lart Dafina i jep përgjigjen epike Sara Hoxhës


Kohët e fundit në rrjet po qarkullojnë zëra se këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri nuk ruan marrëdhënie të mirë me ish-partnerin e saj Ledri Vula dhe të dashurën e tij Sara Hoxha.

Artistja nuk i ndjek më në Instagram as këngëtarin dhe as partneren e tij, ndërsa kjo e fundit gjithashtu nuk e ndjek më Dafinën.

Nga ana tjetër interpretuesi i hitit “Gjendja” e ndjek në Instagram artisten.

Mirëpo nuk ka mjaftuar kjo pasi mesa duket vajzat po vazhdojnë ‘kunjat’ ndaj njëra-tjetrës.

Teksa publikoi në InstaStoy një foto duke pirë verë, fituesja e “DWTS” ka bërë edhe një shkrim ‘thumbues’.

“Njeriu nuk mund t’i japë fund marrëdhënies kur nuk ka një marrëdhënie në radhë të parë.”- ka shkruar blogerja.

Ndërsa në një tjetër postim Sara vazhdoi duke shkruar më tej: “Të ngrënit e ëmbëlsirave e bën jetën më të ëmbël. Njerëzit duhet të hanë më shumë ëmbëlsira”.

Menjëherë pas ‘kunjave’ të blogeres ka reaguar edhe Dafina përmes një postimi në InstaStory.

Më e ëmbël se sheqeri”, ka shkruar ajo krahas fotos ku duket qartë këngëtarja që i ka drejtuar gishtin e mesit.

Megjithatë nuk dihet se ccfarë mund të ketë ndodhur mes vajzave.

 

 

 

© Panoramaplus.al