Moderatori Ardit Gjebrea ndau dje me ndjekësit në Instagram një kujtim shumë të bukur e të vyer të babait të tij, i cili nuk jeton më. Ai publikoi shkrimin që “Gazeta Panorama” ka bërë për Flamur Topin dhe për të atin, Pëllumb Gjebrean, i cili ka punuar si drejtor në Kampin e Pionierëve në Durrës.

Dr. Flamur Topi ka rrëfyer se si ka qenë të punonte me Pëllumb Gjebrean, të cilin e përshkruan si një njeri shumë rigoroz, por edhe të dashur me fëmijët. Ai shprehet se Gjebrea ka qenë një njeri shumë korrekt, i angazhuar, një prind, edukator dhe organizator i jashtëzakonshëm.

Moderatori falënderoi Flamur Topin për fjalët dhe që i dha mundësinë të rijetonte disa kujtime shumë të bukura.
“Faleminderit Dr. Flamur Topi! Më sollët një kujtim të shtrenjtë dhe rijetova për çaste të tëra fëmijërinë. Mungesa e prindit, ngushëllohet nga kujtesa, kur respektohet”, shkroi Ardit Gjebrea.

Më pas, Arditi zbuloi se pikërisht në Kampin e Pionierëve lindi dashuria mes prindërve të tij.
Tre vite më parë, e ëma e Gjebreas, Meropi Gjebrea, ndërroi jetë gjithashtu. Asokohe lajmin e hidhur e dha vetë moderatori përmes një postimi në rrjete sociale.
LEXO SHKRIMET E PLOTA TE PUBLIKUARA NE GAZETEN PANORAMA
Historia e “Kampit të Pionierëve”, rrëfimi i publicistit: Si pushonin fëmijët gjatë komunizmit. Kush ishte roli i borizanit
Kujtime nga aktivitetet e Kampit të Pionierëve/ Flamur Topi rrëfen organizimet, orët e argëtimit dhe drejtorin e dashur për fëmijët. Aty lindi dhe historia e dashurisë mes…


