
TIRANE- Gjykata e Apelit rrezon vendimin e Gjykatës se Shkallës së Parë Tiranë, qe gjobiti me 400 mije euro televizionin Top Channel per videon ‘Pango’, e transmetuar nga emisioni Fiks Fare.
Sipas vendimit te Apelit, ceshtja rikthehet per rigjykim nga nje tjeter trupe gjyqesore. Vendimi ne fjale u dha nga treshja gjykuese me relatore te ceshtjes gjyqtaren Flutura Skenderi dhe anetare te trupit gjyqesor, Ilir Toska dhe Astrit Kalaja.
Ne video shfaqej ministri Pango, qe kerkonte favore seksuale ndaj nje vajze, (gazetarje e emisionit) ne kembim te dhenies se nje vendi pune.
Pas videos, kryeministri Sali Berisha shkarkoi ministrin Pangon nga detyra dhe po ashtu vendimi u dekretua shume shpejt nga presidenti. Nderkohe vete ministri kerkoi demshperblim nga televizioni per ate qe i ishte bere.
© Panorama.al











