Të paktën dy persona kanë humbur jetën në Filipine, pasi tajfuni “Fung-wong” ka përfshirë rajonet qendrore dhe lindore të vendit, duke sjellë shira të rrëmbyeshëm dhe erëra shkatërruese.
Stuhia ka shkaktuar ndërprerje të gjera të energjisë elektrike në rajonin Bicol, përpara se të lëvizte drejt Luzonit verior, ku pritet të godasë plotësisht mbrëmjen e së dielës.
Sipas autoriteteve, më shumë se një milion persona janë larguar nga zonat më të rrezikuara në provincën Aurora.
Zyrtarët u kanë bërë thirrje qytetarëve të respektojnë urdhrat e evakuimit, pasi rreziku mbetet shumë i lartë.
HAPPENING NOW: Strong Winds Shake Camaligan’s Hanging Bridge.
Strong gusts from Typhoon Fung-wong (#UwanPH) caused a famous hanging bridge in Camaligan, Camarines Sur, Philippines, to sway dangerously.
Source: Richard Cecilio, DWIZ 95.1 South Luzon pic.twitter.com/z63SdyWuOd
— Weather Monitor (@WeatherMonitors) November 9, 2025
Shpejtësia e erës ka arritur deri në 185 km/orë, me shpërthime që kalojnë 230 km/orë, duke shkatërruar pemë, çati dhe duke përmbytur rrugët në disa provinca të Luzonit. Në pjesën më të madhe të ishullit Luzon, më i populluari në Filipine, është shpallur alarmi i nivelit më të lartë.
Edhe kryeqyteti Manila ndodhet në nivelin 3 të alarmit, ndërsa shkollat dhe institucionet publike do të qëndrojnë të mbyllura të hënën. Autoritetet njoftuan gjithashtu anulimin e rreth 300 fluturimeve për shkak të motit ekstrem.
© Panorama.al












