PAMJET/ Nën masa të rrepta sigurie, mbërrijnë në Elbasan materialet zgjedhore!

May 7, 2025 | 10:51

Pas qarkut të Korçës dhe Beratit, materialet zgjedhore kanë mbërritur sot edhe në Elbasan.

Screenshot_9

Gazetari Fatmir Popja raporton se materialet zgjedhore po shpërndahen nën masa të rrepta sigurie, të shoqëruara nga mjetet e ushtrisë dhe forcat e policisë në dy nga katër KZAZ të bashkisë Elbasan.

Screenshot_11

Pas mbërritjes së materialeve zgjedhore, forca të policisë së DVP-së Elbasan do të qëndrojë në gatishmëri të plotë për ruajtjen e tyre, deri në momentin e shpërndarjes në të gjitha qendrat e votimit të qarkut Elbasan.

© Panorama.al

Te lidhura