Këto janë pamjet që tregojnë edhe ‘strofkullën” ku fshihej autori i dyshuar Violand Braçellari, i vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosi kolegun të tij, Edison Adri.
Një zonë e pyllëzuar, stan i fortifikuar me kamera sigurie dhe ambiente të mbikëqyrura mirë.
Gazetarja Lorena Kodra ka siguruar pamjet ku shihet një stan, ndërsa thuhet se vendi ishte i pajisur me kamera sigurie, ndërsa shërbente si fole për 43-vjeçarin që t’i fshihej policisë.
Mësohet se ai ishte në kërkim nga policia e Vlorës që në 2017-ën, ndërsa rezulton i dënuar me mbi 9 vite burg për drogë.
© Panorama.al












