PAMJE/ Hidhen fishekzjarrët dhe molotov drejt Kryeministrisë, tensionohet protesta e opozitës

Mar 22, 2026 | 18:57

Protesta e opozitës e thirrur sot më 22 mars është shoqëruar me tensione mes protestuesve dhe efektivëve të policisë.

Protesta nuk ka pasur fjalime të eksponentëve të opozitës, ndërkohë që pas mbërritjes së Sali Berishës në tubim, situata është tensionuar.

Të rinjtë e PD kanë hedhur fishekzjarre dhe molotov drejt godinës së qeverisë, ndërkohë që policia e ka shpërndarë turmën me gaz lotsjellës dhe me ujë me presion.
Pasi u përplasën me policinë, turma iu drejtua disa institucioneve, Ministrisë së Infrastrukturës dhe selisë së PS.

protesta

 

© Panorama.al

Te lidhura