TIRANË- Deputeti i PD, anëtar i Komisionit të Ligjeve, Edi Paloka ka shprehur vlerësimin e tij pozitiv për kandidaturën e Bujar Leskajt, dekretuar nga presidenti i vendit për në krye të Kontrollit të Lartë të Shtetit.
Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e këtij komisioni, Paloka ka theksuar se gjithsesi për këtë kandidaturë do të merret një vendim të grupit parlamentar të PD-së. Ende nuk ka përcaktim të një date se kur Kuvendi do të marrë në shqyrtim dekretin e Topit.
Kandidatura e Leskajt vjen pas rrëzimit të dekretit të parë të presidentit për kreun e KLSH-së, atë të Sali Shehut që mazhoranca e quajti tërësisht të papranueshme për postin e lartë dhe të rëndësishëm.











