“Palestra e ka relaksuar”- Avokati tregon si është gjendja e Ilir Metës: Pritet të nxjerrë librin e tij! Ja arsye pse nga sot do jetë i pranishëm në çdo seancë

Nov 27, 2025 | 13:39

Avokati i Presidentit të PL-së, Kujtim Cakrani ka deklaruar se Ilir Meta nga sot do të jetë i pranishëm në çdo seancë.

meta

Në një deklaratë për mediat, ai tha se klienti i tij do të përballet dhe do të bëjë çdo parashtrim për akuzën që është ngritur ndaj tij.

Po ashtu, Cakrani deklaroi se Ilir Meta është tepër i relaksuar, madje po përgatit edhe publikimin e një libri.

“Meta do të jetë në çdo seancë, ai kërkon që të përballet dhe padyshim do jetë në çdo seancë për të dëgjuar çdo pretendim dhe do japë cdo përgjigje dhe do bëjë çdo parashtrim për akuzën që është ngritur. Meta nga sot do jetë i pranishëm në cdo seancë.

Meta ka patur qëndrim korrekt, është i relaksuar, ndoshta palestra dhe shkrimi që po bën për librin që do nxjerrë e ka relaksuar. Pa dyshim edhe prezenca e avokatit e ka relaksuar”, tha avokati Kujtim Cakrani.

 

© Panorama.al

Te lidhura