ODIHR:Zgjedhje konkuruese,numërim i ngadaltë

May 10, 2011 | 12:36
Vëzhguesit e OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 8 majit

UPDATE- Zgjedhje konkurruese, proces transparent, por një sërë problemesh që nga fushata e polarizuar, mos kryerja e pergjegjesive per zgjedhjet nga dy partite kryesore, dhuna në fushatë e deri në procesin e ngadaltë dhe shumë herë të paorganizuar të numërimit.

Me këto konkluzione ka dalë raporti paraprak i misionit vëzhgues të OSBE/ODIHR për zgjedhjet vendore në vendin tonë, duke njoftuar se misioni do te vazhdoje te qendroje edhe gjate procesit te numerimit.

Në konferencën e sotme për mediat, kreu i misionit Jonathan Stonestreet ka deklaruar se raporti final me sugjerimet do të jepët dy muaj pas ditës së sotme. “Zgjedhjet vendore ishin konkurruese dhe transparente, por me ambient polarizimi të lartë dhe në mungesë të besimit mes partive në qeveri dhe opozitë”- ka thënë ai.

Sipas tij, “ashtu si dhe në zgjedhjet e mëparshme, partitë nuk i kryen detyrat, duke ndikuar në mënyrë negative në administrimin e procesit. Ato vazhduan betejën politike. Deklaratat e tyre, që vinin në dyshim integritetin e zgjedhjeve, vunë në dyshim procesin”, ka deklaruar Jonathan Stonstreet.

Me poshtë deklarata e misionit

Të dy partitë nuk i kryen detyrat zgjedhore në mënyrë të përgjegjshme, duke ndikuar negativisht administrimin e gjithë procesit. Deklarata nga dy partitë kontribuan në uljen e besimit në zgjedhje.

Pati aspekte pozitive në process, që nga përmirësimi në lista zgjedhore, puna e Kolegjit Zgjedhor për të marrë vendime mbi ankimimet dhe një ambient me media pluralistike. KQZ funksionoi në mënyrë transparente dhe edhe pse pati ndarje të qarta e bëri punën e vet, por polarizimi pati ndikim mbi punën e KQZ, ku diskutimet ishin të ashpra, vendimet u debatuan dhe u morën në bazë të linjave politike dhe jo në mënyrë kolegjiale.

Disa prej tyre u kthyen mbrapsht nga Kolegji Zgjedhor. Kodi Zgjedhor vë baza teknike të plota për për zgjedhje demokratike, nëse zbatohet si duhet, por në të janë vënë re boshllëqe dhe nuk merren parasysh aspektet specifike të zgjedhjeve vendore.

Vonesat në caktimin e komisionerëve, kryesisht nga opozita cuan në mosrespketimin e afateve zgjedhore. nga opozita. Pas caktimit të tyre shumica e komisioneve të nivelit të mesëm punuan në mënyrë kolegjiale.

PD dhe PS nuk caktuan në kohë anëtarët e QV dhe ata të ekipeve të numërimit dhe solli vështirësi. Regjistrimi i kandidatëve ishte gjithpërfshirës, u bë fushatë aktive dhe në mbarë vendin.

Pavarësisht nga shumë thirrje për qetësi, në fushatë ka pasur dhunë të lidhur me zgjedhjet.

Kolegji Zgjedhor ka vepruar në mënyrë të paanshme. Ka pasur raste kur kërkesa gjinore për listat në këshilla nuk është respektuar dhe numri i grave ka qenë i ulët.

Dita e votimit

Ndryshe nga situate parazgjedhore, dita e zgjedhjeve ishte një ditë përgjithësisht e qetë, votimi vazhdoi relativisht mirë, por procedurat nuk u ndoqën në disa raste.

Vëzhgimi në qendrat e numërimit po funksionon mirë me disa përjashtime, numërimi i ngadaltë dhe i paorganizuar, numërimi i votave ka pasur edhe ndërprerje në disa vende.

Ne do nxjerrim deklaratë përfundimtare të konstatimeve tona, dy muaj pas ditës së sotme. Do japim disa rekomandimeve për përmirësime në të ardhmen.

Duhet thënë që rekomandimi i 2009 që ka të bëjë me përgjegjësitë e partive politike, duhet edhe sot e kësaj dite të merret parasysh. Misioni do vazhdojë punën, do e ndjekim procesin edhe pasi të jemi larguar.

Ne konferencen e shtypitishin te pranishem edhe  Hana Richtermocova, Kreu i delegacionit të Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe RajonaVolkram Gebel, Raportuesi i delegacionit të Kongresit, dhe Raul Mureşan, Zv. Kreu i Misionit Vëzhgues Zgjedhor i OSBE/ODIHR-it.

 

© Panorama.al

Te lidhura