Ortekët izolojnë malësinë e Shkodrës, bllokohet rruga Qafë Thore-Theth! Ndalohet plotësisht qarkullimi për të gjitha mjetet, këshilla për shoferët (FOTO+VIDEO)

Feb 5, 2026 | 12:21

Problematikat me rrugët në Shqipëri nuk kanë të sosur, si nga cilësua e punimeve, po ashtu edhe për shkak të motit të keq.

qafe thore theth

Një tjetër aks është bllokuar dhe këtë herë për pasojë të reshjeve të dëborës dhe ortekëve që kanë rënë.

Bëhet fjalë për rrugën e thellë malore Qafë Thore-Theth, në Shkodër, që është bllokuar plotësisht si pasojë e rënies së ortekëve në zonën pranë tuneleve panoramike.

Për arsye sigurie, ARRSH ka njoftuar se qarkullimi është i ndaluar për të gjitha automjetet, përfshirë edhe mjetet borëpastruese, pasi zona konsiderohet me rrezik të lartë për kalim.

qafe thore theth rruga

ARRSH apelon tek drejtuesit e mjeteve që të respektojnë sinjalistikën, të shmangin këtë aks dhe të ndjekin njoftimet zyrtare për informacionet e mëtejshme mbi hapjen e rrugës.

rruga theth

“Si pasojë e rënies së ortekëve në zonën pranë tuneleve panoramike të aksit Qafë Thore-Theth, rruga është bllokuar plotësisht. Për arsye sigurie, qarkullimi do të qëndrojë i mbyllur për të gjitha automjetet, përfshirë edhe mjetet borëpastruese, pasi zona paraqet rrezik të lartë për kalim. U bëjmë thirrje drejtuesve të mjeteve të respektojnë sinjalistikën, të shmangin këtë aks dhe të ndjekin njoftimet zyrtare për përditësime të mëtejshme”, njoftuan autoritetet për rastin.

© Panorama.al

Te lidhura