Orban,apel BE:Shqipërisë t’i jepet statusi kandidat

Jul 6, 2011 | 13:46

Kryeministri hungarez, Viktor Orban kerkon nga lideret e vendeve anetare te BE-se, qe Shqiperise deri ne fund te vitit t’i jepet statusi i vendit kandidat. Kerkesa eshte bere permes nje memorandumi qe Orban i ka drejtuar lidereve te vendeve te BE-se, me te cilin kërkon një riangazhim më të fuqishëm në Ballkanin Perëndimor.

Sipas tij, pavaresisht ngercit politik ne vend dhe domosdoshmerise per rinisjen e dialogut, debatet ne Shqiperi nuk e kanë rrezikuar funksionimin e demokracisë në vend.

Nje pjese e rendesishme e memorandumit te tije ka qene edhe pjesa per Kosoven, per te cilen apelon per nisjen e procesit te integrimit dhe te liberalizimit te vizave.

“Ne të gjithë jemi të vetëdijshëm se kjo është posaçërisht e vështirë për arsyen se jo të gjitha vendet anëtare të BE-së e kanë njohur Kosovën. Por, ne mund të bëjmë progres në fushën, siç është adoptimi i një udhërrëfyesi për liberalizimin e vizave”- ka thene ai.

Sipas tij, dialogu ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit mund të sjellë rezultate konkrete për qytetarët në një afat të shkurtër, por edhe të ndihmojë në realizimin e qëllimit të bashkëpunimit afatgjata.

Kryeministri i Hungarisë posaçërisht ka përmendur suksesin që është arritur me Kroacinë, e cila tashmë ka përmbyllur negociatat e anëtarësimit dhe ka kërkuar një rifokusim në procesin e zgjerimit në vendet e Ballkanit Perëndimor, duke nënvizuar se është evidente se në Bashkimin Evropian nuk ka ndonjë vullnet të madh të zgjerimit të BE-së dhe se kjo duhet ndryshuar.

Polonia, e cila tashmë ka marrë kryesimin e radhës të BE, ka thënë se do të vazhdojë procesin e zgjerimit, si një proces parësor të BE-së, dhe po ashtu do të jetë e fokusuar në aspektin e ndihmës së vendeve të Ballkanit Perëndimor.

 

© Panorama.al

Te lidhura