Mbështetësit e Partisë Socialiste kanë nisur protestat e paralajmëruara më parë, njëkohësisht në disa qytete të Shqipërisë, duke bllokuar rrugët kryesore.
Nga njoftimet, momentalisht po protestohet në qytetet, Elbasan, Gjirokaster, Sarande, Berat, Fushë Krujë, Fier.
Simpatizantët e PS-së po protestojnë kundër hapjes së kutive nga KQZ-ja për numërimin e votave të kontestuara, të hedhura në kutititë e gabuara. Protestuesit po hedhin parrulla pro kreut socialist, Edi Rama dhe kundër qeverisë e kreut të KQZ-së Arben Ristani.











