E filloi bukur pasi fitoi çmimin e madh në “Dancing” në edicionin e kaluar, ndërsa kishte probleme gjyqësore me ish të dashurën e tij, Ambetën, me të cilën duhej doemos të ndante një pjesë të fitimit. Më vonë u përfol shumë lidhja e tij e dashurisë me partneren të cilën e kishte pasur në “Dancing”, balerinën Linda Poda, me të cilën si duket dashuria vazhdon. Këtë radhë çiftin e sjellim me disa fotografi, të cilat janë realizuar në një lokal të qytetit të Tetovës, gjatë festës së 28 Nëntorit të vitit që kaloi. Më saktë, siç duket Oni këtë qytet e ka vizituar për shkak të festës dhe për faktin se aty jetojnë një pjesë e madhe e familjes Pustina, dhe mbase disa prej tyre mund t’i ketë dhe familjarë. Në krah të Onit shihet qartë se qëndron Linda, e cila tregon më së miri se lidhja mes tyre funksionin si duhet, ndërsa në krahun tjetër të tij qëndrojnë disa funksionarë të komunës së Tetovës, teksa kanë festuar festën e 28 Nëntorit nën ngjyrat e flamurit kombëtar. Pra, fakti që Oni dhe Linda vazhdojnë të jenë bashkë, tregon se kjo nuk është nga ato historitë tipike ku gjithçka fillon dhe mbaron në ekran dhe për ekranin.











