Olsi pas ndarjes nga Olta, vetëm në shoqërinë e djemve

Sep 24, 2011 | 14:27

Duket se historia me aktoren Olta Gixhari nuk i la shije aq të mirë Olsi Mingomatajt, i cili u bë i njohur në reality show-n “Big Brother”. Pas disa lidhjeve të komentuara në shtyp, mes të cilave ajo me Noçen, që e njohu në lojë, Olsi mori ftesë nga produksioni i “Dancing with the stars” në “Vizion Plus”, ku në garë ishin personazhe të njohura, që konkurrojnë njëri-tjetrin, kësaj here në sfidë kërcimi. Pikërisht në këtë reality show, ai u njoh me Olta Gixharin, që nisi si një histori pasiononte që ata nuk e fshehën as në publik. Por pas komenteve të shumta, edhe kjo lidhje si të tjerat përfundoi me ndarje, edhe pse ata të dy nuk kanë preferuar të flasin aspak për lidhjen. Duket se këto ditë “single” të Olsit, ka menduar t’i kalojë më mirë në shoqërinë e shokëve të tij. Siç e shihni dhe në këtë foto, ai është fotografuar tek konsumon alkool me kantautorin Stine. Ndoshta Olsi, të cilit asnjëherë nuk i ka munguar shoqëria me femrat, dëshiron të kalojë pak kohë në qetësi për të reflektuar më mirë dhe për të bërë zgjedhjen e duhur kësaj here me femrat.

© Panorama.al

Te lidhura