Palestinezët pritet të parashtrojnë kërkesën e tyre për njohjen e shtetit palestinez në Kombet e Bashkuara.
Presidenti palestinez, Mahmud Abaz, pritet që para Asamblesë së Përgjithshme të paraqes një letër me të cilën kërkohet anëtarësimi i plotë në OKB.
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu, do të marrë gjithashtu pjesë në Asamblenë e Përgjithshme.
Izraeli dhe aleati i tij- Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kundërshtuar fuqishëm nismën e palestinezëve duke u bërë thirrje shteteve të votojnë me veto çfarëdo lloj veprimi të Këshillit të Sigurimit që do të shkonte drejt njohjes së shtetit palestinez.(rel)
© Panorama.al











