Policia amerikane ka njoftuar mbi gjetjen e 16 kg kokainë në selinë e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, të mbështjellë me qese të ngjashme me ato të pakove zyrtare të përdorura nga OKB-ja. Mbërritja e kësaj pakoje në zyrat qendrore të OKB-së ka shkaktuar alarm në forcat e sigurisë. Pakoja mbërriti me pakot e zakonshme postare, pa emër dërguesi, por vetëm me një adresë nga Meksiko Siti. Sipas zëdhënësit të Policisë, gjatë skanimit të qeses së bardhë u ngritën dyshime, pasi logoja e OKB-së e stampuar mbi të ishte imitim. Duke sqaruar episodin për AFP-në, nënsekretari i OKB-së për mbrojtjen dhe sigurinë, Gregori Star, e cilësoi këtë “një punë e trafikantëve të narkotikeve, të cilët janë përpjekur për të transportuar drogë në Shtetet e Bashkuara në një format të pakove zyrtare, me një plan që me sa duket i ka shkuar keq”.











