OKB, Berisha: Njohja e Kosovës, siguri në rajon

Sep 24, 2011 | 18:30

Kryeministri Sali Berisha në fjalën e mbajtur në OKB ka renditur reformat e arritura dhe progresin e bërë nga Shqipëria gjatë 20 viteve të fundit, pas përmbysjes së regjimit më të egër diktatorial që kishte njohur Europa dhe ka apeluar per njohjen e Kosoves, si faktor sigurie dhe paqeje ne rajon.

Per Kosoven

Duke u ndaluar gjate ne fjalen e tij per Kosoven, Berisha ka kerkuar nga Serbia zbatimin e marreveshjeve dhe të njohë e të mos zbatojë pikat që i interesojnë ato.

“Republika e Kosovës ka zbatuar satandardet më të larta në rajon sa i përket të drejtave të minoritetit. Pasuria serbe në Kosovë është sot më e sigurtë se kurrë. Kjo nuk është pasuri vetëm për serbët në kosovë, por për ë gjithë kosovën dhe të gjithë rajonin.”- tha Berisha.

Ai i beri thirrje Serbisë të bëjë më të mirën e mundshme për të hequr bllokadat ndaj mallrave dhe të respektojë atë marëveshje që u firmos këtë muaj në Bruksel. Ishte një marrëveshje për eksporte dhe importe të lira dhe jo embargo.

Zhvillimi ekonomik ne Shqiperi

“Në 20 vjetorin e përmbysjes së diktaturës komuniste dhe vështirësitë e pamohueshme në rrugën e demokracisë, vendi im po dëshmon se liria është pasuria e të gjitha pasurive”- tha Berisha, duke përshëndetur gjithë ato vende që luftojnë për të përmbysur dikaturat dhe sakrifikojnë për një botë të lirë dhe një jetë më të mirë.

Berisha ka theksuar se Shqipëria nga ish vendi që 20 vjet më parë renditej si më i varfëri i planetit, renditet ndër vendet me të ardhura të mesme e të larta, nga vendi i hiperkolektivizimit total, tashmë është vendi me sektorin publik më të vogël në europë, kur 84% e GDP buron nga sektori privat

“Shqipëria sot është vendi i demokracisë, fjalës së lirisë, zgjedhjeve të lira. Ishte vendi i izolimit më të thellë në kontinent dhe sot është anëtare e NATO dhe kontribuon për paqen në rajon e më gjerë dhe po punon me vendosmëri për integrimin në BE”- tha ai.

Më tej, Berisha ka theksuar se shqiptarët sot lëvizin pa viza në mbarë europën, ndërkohë që numri i turistëve të huaj janë rritur në mënyrë të ndjeshme.

“Në kohë krizash ekonomia shqiptare mbetet në të paktat që nuk njohu recension. Në rast se investimet e huaja nga 2007-2010 gjithandej shënuan rënie, tek ne investimet e huaja direkte u rritën, eksportet u rritën, papunësia u ul dhe varfëria pësoi rënie. Ne mbetemi vendi i taksës së sheshtë dhe barrës me të ulët fiskale në Europë”- tha ai.

Ai ka përmenduar transparencën në dhënien e licencave, punën për Shqipërinë dixhitale dhe përhapjen e internetit dhe ka theksuar se modeli ekonomik bazohet në investimet e mëdha, me përqëndrimin në investimet infrastrukturore, që do të garantojnë sipas tij, në dy vitet e ardhshme të kemi rrjetin rrugor më modern.

© Panorama.al

Te lidhura