Ofertë 1 milion dollarë për “të vërtetën” e Palin

Sep 26, 2011 | 11:22

Sarah Palinit i janë ofruar 1 milionë dollarë nëse kalon një test detektori gënjeshtrash mbi deklaratat e bëra në një libër të ri për të. Në librin e Xho MekGinis, ish-guvernatorja e Alaskës akuzohet se ka tradhtuar bashkëshortin e saj Tod Palin, me ish-partnerin e tij në biznes dhe një basketbollist. Ajo e ka mohuar me forcë këtë. Websajti për të rritur “AshleyMadison.com” i ka ofruar çiftit Palin 1 milion dollarë për të provuar pafajësinë e tyre. Sarah dhe Tod Palin duhet të përballen me një platformë unike për të provuar se ato që thuhen në libër nuk janë të vërteta”, raporton “RadarOnline”. Tod Palin tha se libri “The Rogue: Searching for the Real Sarah Palin”, “është plot me gënjeshtra të neveritshme”. Oferta e jashtëzakonshme erdhi pak ditë pasi “National Enquirer” deklaroi se miq të afërt me Sarah dhe Tod thanë se ai është “i ngopur” me skandalet e vazhdueshme dhe i ka vënë kapak martesës së tyre, qëkur ajo nisi garën për zv/presidente në 2009-n, madje tashmë letrat e divorcit janë gati.

© Panorama.al

Te lidhura