Obama paraqet strategjinë prej 3 trilionë dollarësh

Sep 20, 2011 | 12:05

Presidenti Barak Obama ka paraqitur strategjinë e tij për uljen e deficitit me 3 trilionë dollarë, duke premtuar se do të vendosë veton mbi çdo propozim që dështon të rrisë të ardhurat, duke u kërkuar amerikanëve të pasur të “paguajnë pjesën e tyre drejtësisht”. Pjesa qendrore e strategjisë është një plan për të rritur 1.5 trilionë dollarë në të ardhura të reja, nëpërmjet një rishikimi të taks-kodit. Nga këto, 800 miliardë dollarë do të vinin nga përfundimi i uljes së taksave të epokës së Xhorxh Bushit, për amerikanët që kanë shumë të ardhura; 700 miliardë të tjera konsistojnë nga limitimi i zbritjeve për ata që fitojnë më shumë se 250 000 dollarë në vit dhe nga rivendosja tatimore për kompanitë e gazit e të naftës. Obama hodhi poshtë argumentet e republikanëve se propozimet e tij përbëjnë “luftë klasash”, duke thënë se propozimet vijnë nga “matematika”.

© Panorama.al

Te lidhura