Numrat në fanellë për ndeshjen e sotme të Shqipërisë, mësohet cili lojtar merr atë të Asanit. Dy risitë e Silvinjos do të mbajnë veshur…

Mar 26, 2026 | 11:31

Shqipëria luan sonte në Varshavë ndeshjen e jetës, ku do të kërkojë fitoren kundër Polonisë për të prekur finalen që mund ta dërgonte në Botëror. Janë zbuluar 23 lojtarët e përzgjedhur nga trajneri Silvinjo si dhe numrat që ata do të mbajnë në fanellë.

kombetarja

Duke qenë se Jasir Asani do ta ndjekë ndeshjen në tribunë, fanellën me numrin e tij 9 do ta marrë Anis Mehmeti, i cili është rikthyer në Kombëtare pas një kohe të gjatë mungese.

Numrin 7 të Rei Manajt i cili është i dëmtuar dhe nuk u grumbullua fare, e ka marrë Adrion Pajaziti. Dy risitë e brazilianit siç janë Stavro Pilo dhe Bujar Pllana do të kenë fanellat me numrat 19 dhe 15.

LISTA E PLOTË ME NUMRAT E FANELLAVE

Tomas Strakosha numrin 1

Ivan Balliu numrin 2

Mario Mitaj numrin 3

Elseid Hysaj numrin 4

Arlind Ajeti numrin 5

Berat Gjimshiti numrin 6

Adrion Pajaziti numrin 7

Kristjan Asllani numrin 8

Anis Mehmeti numrin 9

Nedim Bajrami numrin 10

Myrto Uzuni numrin 11

Elhan Kastrati numrin 12

Naser Aliji numrin 13

Qazim Laçi numrin 14

Bujar Pllana numrin 15

Juljan Shehu numrin 16

Ernest Muçi numrin 17

Ardian Ismajli numrin 18

Stavro Pilo numrin 19

Ylber Ramadani numrin 20

Arbër Hoxha numrin 21

Armando Broja numrin 22

Mario Dajsinani numrin 23

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al

Te lidhura