
TIRANE- Aleanca “Kuq e Zi” ka bere pergjegjese partite politike per vonesat në numërimin e votave në njësinë bashkiake numër 5 në kryeqytet.
Në një deklaratë për shtyp dhene paraditen e sotme, përfaqësuesit e kesaj aleance jane shprehur qarte se vonesa vjen nga frika e partive per voten, duke shtuar se te dyja palet kanë polarizuar thellë shoqërinë
“Është e turpshme që ka një javë dhe nuk është dhënë rezultati zgjedhor. Ka mungesë integriteti gjatë procesit të numërimit” – thuhet ne deklarate, ku shtohet se pikerisht nga tejzgjatja e procesit te numerimit jeta e qytetareve eshte polarizuar se tepermi.
Aleanca ka vleresuar maksimalisht pranine e vazhdueshme te ambasadoreve n në KZAZ-në 49, në njësinë bashkiake numër 5. Sipas Aleances “Kuq e Zi” pa praninë e tyre shteti ynë destabilizohet.
© Panorama.al











