Nuk kanë marrë pagat, mjekët të marten në grevë

Jan 20, 2012 | 15:47
Foto Ilustruese

TIRANE- Të martën e javës që vjen, punonjësit e shëndetësisë kanë paralajmëruar një grevë 1-orëshe nëse nuk do të marrin pagat e prapambetura të dhjetorit.

Ishte vetë Sindikata e punonjësve e cila tha se nëse kjo çështje nuk zgjidhet brenda ditës së hënë, atëherë  do të ketë përshkallëzohet greva, ku pas atyre 1 orëshe pritet që punonjësit të paralizojnë të gjithë punën me përjashtim të urgjencave.

“I bëjmë thirrje publike qeverisë, kryeministrit dhe ministrit të Shëndetësisë për të siguruar në mënyrë urgjente dhënien e pagave për punonjësit e shëndetësisë të të gjitha spitaleve. Kryesia e Sindikatës vendosi që nëse deri ditën e hënë nuk jepen pagat, atëherë do të përshkallëzojmë lëvizjen sindikaliste në bazë të ligjit.”- thuhet në deklaratën e Sindikatës.

Duke akuzuar ministrinë përkatëse për indiferentizëm ndaj çështjes, ata kanë paralajmëruar se në rast të mosplotësimit të shpejtë të kësaj kërkese, atëherë  do të rrisin kërkesat, duke kërkuar rritje page dhe kushte më të mira pune.

© Panorama.al

Te lidhura