Kryeministri Edi Rama, nga Korçë, ka folur për drejtësinë dhe barazinë para ligjit, duke thënë se janë rezultat i vendosmërisë së Partisë Socialiste.

Rama tha se anëtarët e qeverisë që PS ka para drejtësisë nuk janë as sa gishtat e njerës dorë.
Rama: Po jetoj një përpjekje të barazisë para ligjit. Nuk kanë qenë kurrë një realitet për shqiptarët. Kur bënë shtetin, ligjin ishte bashkë me Maliqin dhe Maliqi ishte i pari i qeverisë. Ne jemi të parët në histori që dorëzuam shpatën dhe e lamë të lirë drejtësinë, se pa një drejtësi që është e lirë të godasë majtas dhe djathtas dhe pa një forcë udhëheqëse që është e gatshme të marrë të gjitha kostot, sepse nuk jemi këtu për pushtetin sot, por për shtetin europian të fëmijëve tanë nesër.
Vijnë këta, bashkë me ca të tjerë që strehën çdo natë nëpër ato berberhanet e debateve politike dhe bëjnë si të habitur. Si mund të votohet PS, këta kanë gjysmën e qeverisë në burg, gjysmën në hetime. Këta janë të zhytur.
E para e punës këta nuk dinë aritmetikë. Ne kemi patur 60 e kusur ministra dhe nuk janë sa gishtat e njerës dorë ata që kanë probleme me drejtësinë. Por edhe sikur të jenë gjysmat. Kush e solli këtë realitet të ri, Stamo Dumua apo Noc Rroku, e solli PS, e sollëm ne me vendosmërinë më të madhe.
© Panorama.al











