“Nuk duhet të trishtohemi”- Djali i Maduros tregon si paraqitet gjendja e babait të tij në burg: Avokatët më thanë se…

Jan 11, 2026 | 8:10

Nicolas Maduro Guerra, djali i liderit venezuelian Nicolas Maduro, ka deklaruar se babai i tij është në gjendje të mirë shëndetësore dhe mbetet i fortë, pas kapjes së tij nga Shtetet e Bashkuara më 3 janar në Karakas.

djali i maduros

“Avokatët na kanë thënë se ai është i fortë, se nuk duhet të jemi të trishtuar, sepse babai im është një luftëtar”, u shpreh Maduro Guerra gjatë një mitingu partiak. Këto deklarata ai i ka publikuar edhe në profilin e tij në Instagram.

Nicolas Maduro po përballet aktualisht me një proces gjyqësor në Nju Jork, ku akuzohet për narko-terrorizëm.

I njohur edhe si “Nicolasito”, djali i Maduro-s bëri thirrje për unitet brenda lëvizjes chaviste, duke paralajmëruar për rrezikun e përçarjeve të brendshme në kushtet e krizës aktuale.

“Duhet të ruajmë unitetin. Forca e chavizmit është uniteti”, theksoi ai.

© Panorama.al

Te lidhura