VIDEOLAJM- “Edi Rama i pabesë, ju me gaz ne me vezë”- Qytetarët para Parlament: Poshtë qeveria…

Jul 27, 2026 | 9:34

Qytetarët e mbledhur para Parlamentit kanë vijuar protestën me thirrje kundër qeverisë.

Gjatë tubimit janë dëgjuar sloganet “Edi Rama i pabesë, ju me gaz ne me vezë”, si edhe “Poshtë qeveria”, ndërsa protestuesit kanë shprehur pakënaqësinë e tyre për situatën politike në vend.

Ndërkohë policia ka bllokuar rrugën përpara Parlamentit dhe ka vendosur një perimetër më të gjerë sigurie se në protestat e mëparshme, duke kufizuar lëvizjen e qytetarëve në zonë.

pula

Vëmendje tërhoqi një pankartë me mbishkrimin “Pula në burg, është fabrikë e armëve”, një ironi që lidhet me ngjarjet e protestës së të enjtes, kur deputetët dhe ministrat u goditën me vezë gjatë hyrjes në Parlament.

pula ne burg

© Panorama.al

Te lidhura