VIDEO -Protestuesit zhvendosen në disa pika pranë Parlamentit, qytetarët “pushtojnë” rrugët e Tiranës: Revolucion!

Jul 27, 2026 | 10:00

Protestuesit kanë nisur një marshim në disa prej pikave ku ndodhen hyrjet e Parlamentit, duke krijuar një situatë të paqartë për forcat e policisë lidhur me mënyrën se si do të menaxhohet lëvizja e tyre.

Fillimisht qytetarët u mblodhën përpara godinës së Parlamentit, ndërsa më pas u zhvendosën drejt Ministrisë së Brendshme dhe më tej në rrugën e Elbasanit.

Ndërkohë, protesta vijon me thirrje kundër qeverisë dhe deputetëve, ndërsa zona përreth Parlamentit mbetet e rrethuar nga forca të shumta policie.

Nga ana e tyre protestuesit mbajnë në dorë domate, vezë dhe speca, “armë” të cilat ata do ti përdorni për të sulmuar ministra dhe deputetë.

© Panorama.al

Te lidhura